Djali që i pa të gjitha masakrat në Kosovë/ Qan me zë, zoti ka mi vra politikanët tanë/VIDEO

  • G.G /
  • 14 November 2021 - 10:49
Djali që i pa të gjitha masakrat në Kosovë/ Qan me zë, zoti ka mi vra politikanët tanë/VIDEO

“E kam të rrezikuar jetën, serbët më ofruan 2 milionë euro për videot e luftës”

Esat Shala, i riu nga fshati Krajkovë i Komunës së Drenasit, ka rreth 4 mijë orë xhirime të masakrave të tmerrshme në Kosovë.

E në këmbim të këtyre pamjeve, Shala ka thënë se i janë ofruar 2 milionë euro, por që i ka refuzuar.

Në një intervistë dhënë së fundi për njërën nga emisionet në Kosovë, Shala ka deklaruar se është i rrezikuar me jetë nga shërbimet serbe.

Në një moment të rrëfimit të tij, Shala ka shpërthyer në lot, teksa ka mallkuar politikanët e Kosovës.

Këtë mund ta ndiqni nga minuta e 8-të, shkruan “Bota sot”.

Kujtojmë se kohë më parë, Shala kishte thënë se burgosjet politike të anëtarëve të familjes së tij, zhdukja e disa të tjerëve si dhe vrasja e motrës së tij, janë bërë arsye për të që t’i mbledh të gjitha këto gjirime.

“Duke marrë parasysh që pas përfundimit të luftës që shteti nuk ka bërë asgjë për këto krime, për këtë gjenocid që ka ndodhur në Kosovë, unë pata filluar pas përfundimit të luftës duke shikuar incizime të ndryshme të luftës në Youtube dhe kam kërkuar gjithmonë që të gjejë diçka më shumë përveç incizimeve të pakta që i kam parë. Kam filluar të grumbulloj incizime të ndryshme, një kasetë aty – një diku tjetër dhe filloi të më hyjë në gjak kjo punë”, kishte deklaruar Shala për Anadolu Agency (AA).

https://www.youtube.com/watch?v=aXpNdDZyslk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)