Numërohen 87% e votave në Istog, kandidati i LDK-së shpall fitoren

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 20:23
Numërohen 87% e votave në Istog, kandidati i LDK-së shpall fitoren

Janë numëruar mbi 87% e votave në komunën e Istogut, ku po prin bindshëm kandidati i LDK-së, Ilir Ferati.

Ferati ka 56.30% të votave, kundrejt 43.70% të Bekë Berishës.

Ndërkohë, Ilir Ferati nga LDK ka shpallur fitoren e tij në Istog.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ftoi të gjithë për festë në sheshin e qytetit.

(Kosova Sot Online)