Ekrem Hyseni reagon pas humbjes në Podujevë, ka disa fjalë për qytetarët

  • A.P /
  • 14 November 2021 - 23:10
Ekrem Hyseni reagon pas humbjes në Podujevë, ka disa fjalë për qytetarët

Kandidati i LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka reaguar pas humbjes në këtë komunë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka falenderuar të gjithë qytetarët për pjesëmarrje në këto zgjedhje, duke thënë se pavarësisht rezultatit do të vazhdoj t’iu shërbej qytetarëve.

“Dua t’u falënderoj të gjithëve për pjesëmarrje në këtë proces zgjedhor.  Unë ju kam shërbyer për vite me radhë në forma të ndryshme dhe bashkë kemi fituar shumë beteja, por këtë nuk arritëm. Pavarërisht kësaj, unë do të vazhdoi të jem pranë jush. Do të vazhdoi t’u shërbej, sepse kjo është në natyrën time.  Ju premtoi të gjithëve që më kanë mbështetur se nuk do t’u braktis, por do të rikthehemi edhe më të fuqishëm”, ka shkruar Hyseni.


(Kosova Sot Online)