Kaq vota mori Shpejtim Bulliqi më shumë se Ekrem Hyseni

  • E.K /
  • 15 November 2021 - 09:07
Kaq vota mori Shpejtim Bulliqi më shumë se Ekrem Hyseni

Të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në Komunën e Podujevës, fitues doli Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte në garë me Ekrem Hysenin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Llap ishte garë e ngushtë ndërmjet dy kandidatëve që u përballën në balotazh.

Bulliqi i VV’së e fitoi Podujevën me 1 mijë e 437 vota më shumë se kundërkandidati i tij nga LDK-ja.

Ai mori gjithsej 20 mijë e 282 vota, ndërkaq Hyseni 18 mijë e 845 vota.

(Kosova Sot Online)