KFOR-i bëhet me zëvendëskomandant të ri

  • A.P /
  • 17 November 2021 - 20:09
KFOR-i bëhet me zëvendëskomandant të ri

Gjeneral brigade, Luca Piperni ka marrë sot zyrtarisht detyrën e zëvendëskomandantit të ri të KFOR-it.

Detyrën e mori nga gjenerali austriak Gunter Schopf, i cili shërbeu për 13 muaj në kuadër të KFOR-it.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, ka çmuar lart punën dhe kontributin e Schopf.

“Ndihma dhe përvoja juaj më lehtësuan hyrjen në vendin e komandantit, dhe profesionalizmi juaj ekspert më bëri të ndihem rehat me ju në krahun tim”, tha gjeneral Kajari.

KFOR-i përbëhet nga 3.700 ushtarë nga 28 vende, aleatë dhe partnerë të NATO-s dhe është i përkushtuar të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

(Kosova Sot Online)