Polici që mbeti i plagosur në Zhur thotë se te vendi ku ndodhi shpërthimi e dërguan fëmijët e Badallajt

  • E.K /
  • 18 November 2021 - 15:14
Polici që mbeti i plagosur në Zhur thotë se te vendi ku ndodhi shpërthimi e dërguan fëmijët e Badallajt

I dëmtuari Jetmir Hasanaj tha se fëmijët e të dyshuarit i kishin dërguar në katin e dytë për të shtëpisë për t’i treguar se ku gjendet sasia e narkotikëve. Ai këtë deklarat e bëri të enjtën në gjykimim ndaj Iran Badallajt dhe Arben Gashit, të cilët që po akuzohen për rastin e shpërthimit në Zhur ku kishte vdekur polici Sami Thaqi.

I dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit, Jetmir Hasanaj deklaroi se qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori të datës 24 nëntor të vitit të kaluar.

Ai tha se gjërsa ishte në patrollë me kolegun, Artur Mrasori, kishin marrë informatë për person të dyshuar për substancë narkotike në shtëpinë e tij e që pas kësaj kishin marrë procedurat dhe kanë informuar edhe shefin e njësitit Arsim Bytyqi, i cili pastaj ka kontaktuar me Prokurorin dhe për procedurat e tjera të bastisjes në fshatin Zhur.

Ai tha se me automjetin e njësisë së tyre së bashku me Arsim Bytyqin, Artur Mrasorin dhe kolegun e ndjerë Sami Thaqi kishin shkuar në bastisje dhe se në këtë bastisje ka qënë edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë.

Hasanaj tha se pasi që i dyshuari nuk ka qënë në shtëpi, për shkaqe sigurie Njësia e Reagimit të Shpejtë ka hyrë në shtëpi të Iran Badallit dhe ka kontrolluar nëse dikush është në shtëpi.

“Në shtëpi ku kishin qënë dy fëmijët e tij e që veçse kishin përfunduar pastrimin në banjo e që pas kësaj kishin biseduar me fëmijët dhe kishin hypur bashkë në katin e dytë së bashku me kolegët e tij pasi që fëmijët kishin dashur që të na tregojnë se ku gjendet sasia narkotike”, ka deklaruar Hasanja,

Tutje ai tha se pasi që kishin hyrë në dhomë në katin e dytë, ai gjendje afër dritares dhe gjërsa ishte duke tentuar që të nxjerr telefonin, në atë moment ka ndodhur eksplodimi i madh për të cilën nuk e di se nga kishte ardhur, e që pas kësaj kishte prekur gjymtyrët e trupit, ku ka vërejtur se këmbën e djathtë e kishte të gjakosur shumë.

Ai thotë se pas kësaj kishte ecur duke u mbajtur për muri e para arritjes te dera kishte vërejtur djalin e të dyshuarit Iran Badalli që ishte duke bërtitur të cilin kishte arritur që ta tërheq dhe ta qes jashtë derës së dhomës, e që pas kësaj kishte pritur policët e tjerë për të më ndihmuar pasi që më s’kishte mundur të bëjë diçka tjetër.

Ai tha se kur ka arritur në spital, ishte operuar, dhe se ka dëmtime në shpatën e këmbës së djathë, gishtat e dorës së djathtë dhe kishte bërë dy operacione në vesh dhe po ashtu ka marrë tretman për largimin e njollave që i kishin mbetur prej shpërthimit.

Dëshmitari Hasanaj tutje deklaroi se gjendja e veshëve të tij është mbi 80 % jashtë funksionit dhe se pa aparat të dëgjimit nuk mund të dëgjojë as 1 metër.

Gjersa ishte duke u pyetur për atë se çka kishte ndodhur me kolegun e tij Sami Thaqi, i dëmtuari Jetmir Hasanaj është emocionuar dhe nuk ka mundur që të vazhdojë me dhënien e dëshmisë së tij.

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të dëshmitarit, kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi seancën e sotme e ka ndërprerë dhe e ka caktuar më datë 17 dhe 23 dhjetor 2021.

Ndryshe sipas dispozitivit I të Aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren të akuzuarit Iran Badalli dhe Arben Gashi akuzohen se  me anë të eksplozivit kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve apo dëm të konsiderueshëm pasuror, që ka rezultuar me vdekjen e një personi, lëndimeve të rënda dhe të lehta trupore të personave të tjerë.

Sipas aktakuzës, dy të pandehurit kah fillimi i muajit janar 2020  në Prizren janë furnizuar me mjet eksplodues nga i akuzuari Valbon Çollaku, e pastaj te njëjtin e kanë fshehur në krevatin e fëmijëve ne dhomën e katit të II të shtëpisë të të akuzuarit Iran Badalli ne fshatin Zhur Komuna e Prizrenit dhe pas një kontroll të autorizuar të kësaj shtëpie nga Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, me dt 28 01 2020 , rreth orës 20:00 , ne kontakt me këtë mjet i njëjti ka eksploduar, ku ka gjetur vdekjen zyrtari policor Sami Thaçi kurse policët tjerë të Njësitit gjegjës – te dëmtuarit Artur Mrasor, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Byrtyqi kanë ka pësuar lëndime te rënda trupore  si dhe fëmija S.B po ashtu ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime sipas Prokurorisë të akuzuarit  kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 parag 5, 4 dhe 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa në dispozitivit II të aktakuzës thuhet se në vend dhe kohë të njëjtë të përshkruar me përafërsisht si ne pikën I të dispozitivit të aktakuzës , në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët, përveç eksplozivit të lartcekur të shpërthyer, kanë pasur të fshehur edhe eksplozivin e mbetur TNT, peshe prej 809.1 gr dhe një detonator mekanik në të cilin ishte i vendosur një fitil ngadalndezës në gjatësi 63 cm.

Kësodore të akuzuarit në bashkëkryerje kanë konsumuar veprën penale mbajtja në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 parag, 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK. /BetimipërDrejtësi

(Kosova Sot Online)