Abdixhiku shpalos planet e tij për LDK-në

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 21:04
Abdixhiku shpalos planet e tij për LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar planet e tij për të ardhmen e partisë.

LDK doli si parti me më së shumti komuna shqiptare të fituara në zgjedhjet lokale, ku njëjtë si PDK-ja, fituan 8 komuna.

Abdixhiku thotë se përzgjedhja e kandidatëve ishte ajo që pati rëndësi për suksesin në këto zgjedhje, por shton se më e vështirë do të jetë gara në nivel qendror.

“Përparim Rama ishte kandidati ideal për Prishtinën. Unë për vete nuk do të kisha kohë të merresha edhe me nivel qendror edhe me nivel lokal. Është urbanist dhe është perfekt për punën që do ta bëjë. Që tani ka filluar të krijojë ekipin”, thotë ai.

“Si LDK ne kemi ide. Këtu dallojmë nga të tjerët. LDK ka ide, partitë tjera kanë grupe interesi dhe liderizëm. Ne kemi një ide dhe ëkshtu ofrojmë njerëz. Vota për LDK-në është e pashtershme”, thotë ai.

“Gjatë kësaj kohe kemi arritur dy suksese të mëdha. E apra është detoksifikimi i skenës politike. Që është arritje shumë e madhe kur merret parasysh në cfarë gjendje ishim. E dyta është fitorja në këto zgjedhje. S’ka arrogancë te ne, s’do të themi fituam e u rikthyem. Duam të krijojmë stabilitet dhe të mos ngutemi e të flasim gjëra aty në ajër që nuk kanë bazë dhe nuk të dërgojnë askund.”, shton ai.


(Kosova Sot Online)