'Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga kaceri dhe virusi' – zbulohet skandali i gjinekologut

  • G.G /
  • 19 November 2021 - 10:51
'Bëj s*ks me mua që të shërohesh nga kaceri dhe virusi' – zbulohet skandali i gjinekologut

Një rast krejtësisht i pazakontë ka ndodhur në Itali, ku pas një hetimi nga emisioni i njohur italian “Le Iene”, ka rezultuar se një mjek gjinekolog, i kërkonte pacienteve të tija favore seksuale, me pretendimin se seksi me të do t’i shëronte nga kanceri apo edhe deri tek viruset e ndryshme.

Rasti është transmetuar në televizionin “Italia Uno”, pjesë e grupit Mediaset.

Gjinekologu është i specializuar në fushën e virusit papilloma. Ai është po ashtu një emër i njohur në fushën e tij, me shumë publikime artikujsh dhe studimesh shkencore.

Ka qenë pikërisht një paciente, ajo e cila e ka denoncuar sjelljen aspak etike të doktorit.

“Më kërkoi raport seksual. Ai tha se kështu parandalonte virusin papilloma dhe rrjedhimisht, kancerin e gjirit”, tha njëra prej pacienteve.

Njëkohësisht, mësohet se 68-vjeçari, është i pensionuar. Por, pavarësisht kësaj, ai vijon ta ushtrojë profesionin.

Prokuroria e Barit, ka nisur sakaq një hetim mbi çështjen. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Shoqata e Mjekëve të Italisë, duke hapur një dosje disiplinore kundrejt tij.

Paciente të tjera, pretendonin deri në faktin se ai kishte gënjyer mbi gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas tyre, ai i bindte ato se kishin virusin papilloma. Më pas, i shtynte të kryenin marrëdhënie seksuale me to, me pretendimin se kështu shëroheshin.

Ndërsa, vetë doktori, në kamerën e fshehtë të realizuar nga “Le Iene”, e pretendon realisht se ai e ka këtë aftësi. Pra, të shërojë pacientet, vetëm me penisin e tij.

“Unë i kam shëruar. Kam shpëtuar shumë gra nga kanceri”, pretendon ai në kamerën e fshehtë.

Në mënyrë faktike, ndryshe nga kolegët e tij thelbësisht shkencorë, duket se gjinekologu italian, i referohet edhe “mjekësisë popullore” kur vjen puna tek shërimi i kancerit.

Jo nëpërmjet bimëve të ndryshme, por falë “aftësisë çudibërëse” të penisit të tij!

(Kosova Sot Online)