Aksidenti me 45 të vdekur në Bullgari, raportohet se autobusi ishte me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 08:08
Aksidenti me 45 të vdekur në Bullgari, raportohet se autobusi ishte me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bullgari. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur 45 persona.

Sipas raportimeve të mediave bullgare, autobusi ishte me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut.

Për aksidentin tragjik ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona. Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim. Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë për në Bullgari, konfirmoi agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA.

(Kosova Sot Online)