Fjalosje në trafik mes dy personave në Vushtrri, njëri e ekspozon armën

  • E.K /
  • 23 November 2021 - 10:13
Fjalosje në trafik mes dy personave në Vushtrri, njëri e ekspozon armën

Një person në Vushtrri ka njoftuar Policinë e Kosovës se është rrezikuar derisa ka qenë në trafik.

Sipas tij, pasi janë ndaluar pas një fjalosje, i dyshuari ia kishte ekspozuar një armë zjarri.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Rr. Skënderbeu, Vushtrri 22.11.2021-21:01.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në trafik është rrezikuar nga i dyshuari mashkull kosovar, i njëjti pas janë ndaluar pas një fjalosje e kishte  ekspozuar një armë zjarri. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)