“3 autobusët tjerë janë kthyer në Maqedoni”, zëvendësministri i Brendshëm jep informacione për aksidentin tragjik

  • G.G /
  • 23 November 2021 - 14:01
“3 autobusët tjerë janë kthyer në Maqedoni”, zëvendësministri i Brendshëm jep informacione për aksidentin tragjik

Nazim Bushi, zv.ministri i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se mes viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari ka familje që janë shuar, të cilat kishin shfrytëzuar fundjavën për të udhëtuar me të afërmit e tyre.

Ai u shpreh se në këtë tur kanë qenë edhe 3 autobusë të tjerë, të cilët janë kthyer në Maqedoni sot në mëngjes.

“Autobusi me 52 pasagjerë pësoi aksident. Rasti ka ndodhur në orën 2 të mëngjesit. 45 persona kanë përfunduar tragjikisht. 7 të tjerë kanë arritur të dalin nga dritaret. Ka një listë zyrtare nga ana e ministrisë së Bullgarisë.

Për identifikimin e personave do të presim në ditët në vijim. Të gjithë janë shqiptarë. Pasagjerë të cilët kanë shfrytëzuar fundjavën për të shkuar në Turqi. Ka dhe familje që janë shuar. Ka pasur katër autobusë. Tre të tjerët janë kthyer sot në mëngjes”, tha Bushi.  

(Kosova Sot Online)