Policia arreston një person në Ferizaj, i gjetën armë në veturë

  • A.P /
  • 24 November 2021 - 17:13
Policia arreston një person në Ferizaj, i gjetën armë në veturë

Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH ), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot rreth orës 12:20 ka ndaluar një automjet të udhëtarëve me targa vendore në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj për kontroll. Gjatë kontrollimit të automjetit dhe shoferit, te ky i fundit është gjetur një armë zjarri me dy fishek.

Kështu bëhet e ditur nga policia në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, rasti është iniciuar ‘’Armëmbajtje pa leje’’ për procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar.

(Kosova Sot Online)