Mobilizohet LVV-ja, kërkon që buxheti të miratohet shpejt e shpejt

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 16:19
Mobilizohet LVV-ja, kërkon që buxheti të miratohet shpejt e shpejt

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar nga Kuvendi që projekt buxheti për vitin 2022 të miratohet në procedurë të përshpejtuar shpejtë në Kuvendin e Kosovës.

Në kërkesë  thuhet se pas miratimit në shqyrtim të parë kërkohet që deri me 22 dhjetor të përfundohen të gjitha procedurat dhe buxheti të votohet në seancën e plenare të Kuvendit që fillon nga ora 10:00

Kurti e pret në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Në dokument kërkohet sepcifikisht të kryhen të gjitha procedurat në këto data:

Me 3 dhjetor 2021, në orën 16:00 kërkohet që ndarjet buxhetore ti adresohen Komisionit Funksional për pune dhe trasfere.

Ndërsa deri me datën 8 dhjetor sipas dokumentit kërkohet që ky komision projektligjin me rekomandimet të ia paraqesë komisioneve të përhershme dhe me procedurat e tjera votimi të përfundojë deri me 22 dhjetor.

Ky është dokumenti.

Image

(Kosova Sot Online)