Tomë Gashi tregon të vetmen mënyrë se si mundet Amerika ta ndalë Gjykatën Speciale

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 21:39
Tomë Gashi tregon të vetmen mënyrë se si mundet Amerika ta ndalë Gjykatën Speciale

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Qeveria e tanishme po përballet me sfida për shkak të nënshkrimit të marrëveshjeve nga qeveritë e kaluara.

Gashi thotë se marrëveshjet ndërkombëtare duhet të zbatohen tërësisht pasi janë obligim.

“Marrëveshjet ndërkombëtare janë të detyrueshme të zbatohen. Ne e kemi shpëtim vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket Zajednicës. Ajo na ka dhënë një mundësi”, thotë ai.

Gashi i del në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti duke thënë se ai nuk mundet të zhbëjë marrëveshjet e nënshkruara më herët.

“E pamë se për Zajednicën ata që e nënshkruan i lenin fajin njëri-tjetrit. Thaci i thoshte Mustafës se ai e ka nënshkruar e Mustafa këtij tjetrit. Është marrëveshje e dëmshme”, thotë ai.

“Edhe për Gjykatën Speciale. Personi që e ka shtyrë në Kuvend tani ndodhet në Hagë. Nuk mund të zhbëhet assesi as nga Kurti e as nga askush. Ajo mund të zhbëhet vetëm nëse do Amerika. Amerika mund t’ia ndalë fondet Gjykatës dhe ajo nuk mund të vazhdojë tutje”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)