Haradinaj viziton vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kërkon vendosjen e një pllake përkujtimore

  • E.K /
  • 29 November 2021 - 13:14
Haradinaj viziton vendin ku u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, kërkon vendosjen e një pllake përkujtimore

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj për nder të 28 nëntorit ka vizituar vendin ku u vranë heronjtë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

“Jusufi ishte frymëzimi i shumë brezave deri tek brezi i luftëtarëve të fundit që e lartësuan emrin e tij nën Brigadën 131 ‘Jusuf Gërvalla’, duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit.” shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Ish-deputeti tha se shpreson që konsullata e Kosovës në Stutgart të marrë inciativën për vendosjen e një pllake përkujtimore tek vendi i rënies së heronjve.

(Kosova Sot Online)