“Vrasjet në Gllogjan, vrasjet e pasluftës, vjedhja e 2 milionëve”, vazhdon përplasja mes Hykmete Bajramit dhe Imer Mushkolajt

  • A.P /
  • 29 nëntor 2021 - 19:51
“Vrasjet në Gllogjan, vrasjet e pasluftës, vjedhja e 2 milionëve”, vazhdon përplasja mes Hykmete Bajramit dhe Imer Mushkolajt

Vazhdon ende përplasja mes deputetes së LDK-së Hykmete Bajrami dhe analistit Imer Mushkolaj.

Një postim i deputetes së LDK-së në Facebook për vajosjet në Gllogjan ka nxitur reagimin e analistit i cili u pasua nga kundër reagimi i deputetes opozitare. Deputetja e LDK-së. Hykmete Bajrami Facebook ka shprehur shqetësimin e saj që institucionet shtetërore nuk po munden të zbardhin rastin e vrasjes së tre personave në Deçan.

“Zbardheni krimin në Gllogjan, kërkoni ndihmë edhe nga ndërkombëtarët”, ka shkruar deputetja.

“Me pasë qenë në vend të kësaj zonjës gojën s’e kisha çelë. Hiç. 2 milionë euro janë vjedhë nga Thesari në kohën e saj ministre. Tash mban ligjëratë, por krimi i 2 milionëve nuk është zbardhur”, kishte reaguar Mushkolaj.

Nuk kishte vonuar shumë dhe kishte ardhur replika e Bajramit.

Bajrami në reagimin e saj ndaj Mushkolajt ka thënë se është për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë bërë në të gjitha kohërat.

“z. Mushkolaj, unë s’kam bërë asgjë në këtë jetë për të me ardhë turp dhe për ta mbajtë gojën mbyllur. Shko i gjen në burg hajnat e 2.1 milionë eurove. Me pasë qenë në vendin tuaj isha informu se çka ka ndodh me rastin e 2.1 milionë euro. Isha informu se ka aktakuzë për këtë rast, ka nisë gjykimi dhe të akuzuarit janë në paraburgim. Gjithçka po zbardhet dhe dihet çdo cent se ku ka shku. Drejtësia po e kryen punën e saj. Si në kohën time, si në kohën tënde, si në kohën e Qeverisë së tanishme, krimet duhet të zbardhen dhe kriminelët të dënohen. Për secilin krim kurdo e kudo që ndodhë do të kërkoj të zbardhet. Sikurse edhe krimi në Gllogjan të Deçanit”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)