Moti i keq godet veriun

  • A.P /
  • 29 November 2021 - 23:06
Moti i keq godet veriun

Një stuhi e fuqishme shirash goditën veriun e Spanjës.

Dhjetëra automjete u përmbytën pas daljes nga shtrati të lumit Nervion që përshkon përmes, qytetin e Bilbaos.

Ekipet e emergjencave ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të bllokuar, teksa deri më tani nuk flitet për viktima apo të zhdukur.

Megjithatë, situata është pasojë e stuhisë së fuqishme Aruin që shkaktoi edhe reshje të dendura dëbore në rajonet Baske gjatë fundjavës.
Stuhia ka shkaktuar të paktën 3 viktima në Britaninë e Madhe, ndërsa 32 mijë abonentë mbeten ende pa energji elektrike në rajonin e Skocisë, pas dëmtimit të linjave të transmetimit.


(Kosova Sot Online)