
“Vrapo Babadimër”, sjell edicionin e gjashtë pritet të ndihmohen rreth 700 familje

Nisma “Vrapo Babadimër”, këtë vit sjell edicionin e gjashtë.
“Bëhu Babadimër, jepi buzëqeshje një familje”, është motoja e aktivitetit, që pritet t’i gëzojë rreth 700 familje.
Organizatori i “Vrapo Babadimër” Jusuf Islami, teksa ka folur për aktivitetin tha se këtë vit pritet një numër i konsiderueshëm i babadimrave.
“Nga 60 familje, po arrijmë me i ndihmu rreth 700 familje…Vitin e kaluar kemi ndihmuar 350 familje”, tha ai.
(Kosova Sot Online)