Skandaloze: Ky është polici që bashkë me djalë e rrahën brutalisht një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik

  • A.P /
  • 01 December 2021 - 20:16
Skandaloze: Ky është polici që bashkë me djalë e rrahën brutalisht një të mitur me aftësi të kufizuara në Kaçanik

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Rrahman Mani, bashkë me djalin e tij, e kanë rrahur fizikisht një të mitur, i cili është me aftësi të kufizuara në Kaçanik.

Burime  bëjnë me dije se rasti ka ndodhur para një javë.

Image

Sipas këtij burimi, i mituri i cili është rrahur e ka raportuar këtë rast rast në Polici, por asnjë mekanizëm nuk është vënë në lëvizje, duke mos u ndërmarr kështu asnjë masë.

Përkundër raportimit, Policia dhe IPK e kanë heshtur këtë rast.

Është për keqardhje se si një polic i Kosovës në vend që të parandaloj rrahjen, përfshihet edhe vet duke e sulmuar kështu fizikisht një të mitur.

(Kosova Sot Online)