Kancelari i ri i Gjermanisë zgjidhet më 8 dhjetor

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 16:02
Kancelari i ri i Gjermanisë zgjidhet më 8 dhjetor

Ministri i deritanishëm gjerman i Financave, Olaf Scholz pritet që zyrtarisht të emërohet kancelar i Gjermanisë më 8 dhjetor, njoftoi Parlamenti gjerman (Bundestag) nëpërmes një komunikate për media më 2 dhjetor.

“Dita e emërimit të kancelarit, është planifikuar më 8 dhjetor”, qëndron në njoftimin e Bundestagut.

Emërimi i socialdemokratit 63-vjeçar, Scholz në postin e kancelarit shënon fundin e epokës 16 vjeçare të ish-kancelares, Angela Merkel në këtë post.

Për të garantuar tranzicion sa më të qetë të pushtetit, Merkel e kishte marrë me vete pasardhësin e saj në Samitin e G20-s në Romë në tetor, me ç’rast ai mori pjesë në disa takime shumë të rëndësishme biletarale përfshirë atë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Scholz, më 24 nëntor arriti marrëveshje me partinë e Demokratëve të Lirë dhe Partinë e Të Gjelbërve për të formuar koalicionin e ri qeveritar.

Ky do të jetë koalicioni i parë në Gjermani në mes të Social Demokratëve (SDP), liberalëve, Demokratët e Lirë (FDP) dhe ambientalistëve, Të Gjelbërtit.

(Kosova Sot Online)