Ky është qyteti amerikan që emrat e rrugëve i ka në shqip: Tirana, Durrësi, Dibra etj...

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 10:15
Ky është qyteti amerikan që emrat e rrugëve i ka në shqip: Tirana, Durrësi, Dibra etj...

Në qytetin Hualpen të Kilit në Amerikën Jugore apo Latine, në një provincë të saj, ndodhen emrat e rrugëve me qytetet shqiptare. Emrat e rrugëve janë: Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati, Dibra.

Hualpen është një qytet dhe komunë kiliane që i përket provincës Concepcion dhe rajonit Biobio në Kili. Kjo komuna shtrihet në një sipërfaqe prej 53,5 kilometra katrorë.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 të Institutit Kombëtar të Statistikave, Hualpen kishte 86,722 banorë.

Në bazë të këtij regjistrimi nuk dihet nëse atje jetojnë shqiptarë, por nëse futen në Google Maps, ju do të shihni emra të rrugëve në shqip.

Emrat e qyteteve, Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat dhe Dibër, u është lënë rrugëve të kësaj pjese të Kilit.

Sido që të jetë nuk është e pamundur që të ketë shqiptarë në këtë pjesë, pasi siç dihet populli shqiptar është i shpërndarë gati në të gjithë botën.

Klikoni këtu për të parë në Google Maps rrugët me emrat shqiptarë në Kili.

https://www.google.com/maps/@-36.779582,-73.1144898,3a,61.6y,254.29h,78.46t/data=!3m6!1e1!3m4!1sWv-AnYdOy7wAJAHHdBCAAw!2e0!7i13312!8i6656

(Kosova Sot Online)