U përpoqën të shpëtonin nga gjarpërinjtë, por përfundojnë duke djegur shtëpinë

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 12:39
U përpoqën të shpëtonin nga gjarpërinjtë, por përfundojnë duke djegur shtëpinë

Një shtëpi prej afro 10,000 metra katrorë në Dickerson, Maryland u përfshi nga flakët kur pronari i shtëpisë u përpoq të nxirrte një gjarpër jashtë shtëpisë.

Pete Piringer, zëdhënësi i Montgomery County Fire, tha për CNN, se gjarpërinjtë kishin qenë një shqetësim i vazhdueshëm për këtë pronar dhe qiramarrësin e mëparshëm gjithashtu.

Zjarri filloi në bodrum dhe u përhap shumë shpejt në çdo kat, duke përfshirë shtëpinë shumëkatëshe.

Ata përdorën qymyr për të krijuar tym në mënyrë që të largonin gjarpërinjtë por qymyri ishte shumë pranë materialeve të djegshme, duke rezultuar në djegien e shtëpisë, tha Piringer.

Ai tha gjithashtu se pronari ishte në shtëpi disa orë më parë, por për fat të mirë askush nuk ndodhej në momentin që shpërtheu zjarri.

Një fqinj pa tymin dhe lajmëroi menjëherë zjarrfikësit.

(Kosova Sot Online)