QKUK: Operohen 10 fëmijë me probleme në zemër, ekzaminohen 153 të tjerë

  • E.K /
  • 04 December 2021 - 15:23
QKUK: Operohen 10 fëmijë me probleme në zemër, ekzaminohen 153 të tjerë

Shërbimi Spitalor, klinik, universitar i Kosovës ka njoftuar se 10 fëmijë me probleme në zemër janë operuar nga një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

Në njoftim thuhet më tutje se janë ekzaminuar edhe 153 fëmijë të tjerë.

Njoftimi i plotë:

Një  ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit“Goli”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK dhe kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë.

Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK, kurse

ekipi i mjekëve ndërkombëtar është asistuar nga mjekë dhe infermierë  të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.Ekipi mjekësor përbëhej nga kardiokirurgët, Herbert Stern dhe Roberto Tumbarello.

(Kosova Sot Online)