Ngacmoi seksualisht të miturën në Mitrovicë, lirohet në procedurë të rregullt

  • A.P /
  • 05 December 2021 - 09:05
Ngacmoi seksualisht të miturën në Mitrovicë, lirohet në procedurë të rregullt

Një e mitur është ngacmuar seksualisht nga një mashkull dje në Mitrovicë.

Policia ka hapur rast si “ngacmim seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

NGACMIM SEKSUAL /Mitrovicë 04.12.2021 – 15:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti  e ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare (të mitur). Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullte.


(Kosova Sot Online)