Zyra e kryeministrit publikon pamje brenda kampit Bondseel ku po qëndrojnë afganët

  • A.P /
  • 06 December 2021 - 16:06
Zyra e kryeministrit publikon pamje brenda kampit Bondseel ku po qëndrojnë afganët

Zyra e Kryeministrit njofton për vizitën e Kurtit në kampin Bondsteel, aty ku po qëndrojnë qytetarët afganë. Njëherit publikohen pamje për herë të parë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri Albin Kurti është shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Redžepi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Gjatë vizitës, Kurti ka theksuar se është nder për vendin që t’i mirëpresin qytetarët afganë.

“Kryeministri Kurti tha se është nder për neve që kishim mundësi t’i mirëpresim dhe t’u ndihmojmë qytetarëve afganë, të cilët tani janë mysafirët tanë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)