Tërmete të njëpasnjëshme në SHBA

  • E.K /
  • 08 dhjetor 2021 - 09:31
Tërmete të njëpasnjëshme në SHBA

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë i shkallës rihter është ndjerë në Oregon të SHBA’së në orët e para të mëngjesit.

Tërmeti ra 443 kilometra në perëndim të Coos Bay. Thellësia ishte 40 km sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Disa tërmete goditën shumë larg bregut të Oregonit të martën, por nuk ka kërcënim për cunami, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Dy tërmete, me magnitudë 5.3 dhe 5.5 ballë, u ndjenë përkatësisht rreth orës 13:30 dhe 14:00 pas një serie tërmetesh më të vogla në të njëjtën zonë. Dy të tjera, me magnitudë 5.0 dhe 5.8, goditën disa orë më vonë. Si duket këto nuk do jenë të vetmet

(Kosova Sot Online)