Motiv lamtumire për ish-kancelaren, Merkel gjen një vend të rehatshëm pas tërheqjes nga politika

  • E.K /
  • 08 December 2021 - 14:32
Motiv lamtumire për ish-kancelaren, Merkel gjen një vend të rehatshëm pas tërheqjes nga politika

Si do ta kalojë pensionimin tani ish-kancelarja Angela Merkel? Dduhet të jetë më e relaksuar se më parë. Me këtë përshtatet motivi i lamtumirës që kompania e njohur ndërkombëtare e mobiljeve, Ikea ia ka kushtuar “Zonjës së Hekurt”.

Sot, Angela Merkel është larguar nga pozita e kancelares dhe në mbrëmje do të kthehet në shtëpi si qytetare, shkruan revista tregtare gjermane, wuv.de.

Kjo është arsyeja pse kompania suedeze, Ikea ka dalë me një motiv lamtumire për ish-kancelaren. Ky imazh sot u shfaq si postim special me faqe të plota në mediat kryesore gjermane, Süddeutsche Zeitung dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung. Motivi përdoret gjithashtu në të gjitha kanalet dixhitale.

Olaf Scholz sot u betua si kancelar i Gjermanisë dhe do ta drejtojë një koalicion të qendrës së majtë. Në këtë post, Scholz pason Angela Merkelin, e cila për 16 vjet udhëhoqi Gjermaninë.

Merkel, 67 vjeçe nuk garoi në zgjedhjet e fundit dhe po tërhiqet nga politika pas katër mandateve radhazi si kancelare e Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)