Albin Kurti përplas ashpër Yll Hoxhën me Besnik Berishën

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 21:47
Albin Kurti përplas ashpër Yll Hoxhën me Besnik Berishën

Qasja e kryeministrit Kurti rreth dialogut me Serbinë, ka prodhuar një debat mes Ylli Hoxhës dhe Besnik Berishës.

Berisha ka kritikuar Kurtin, duke thënë se qasja e tij karshi bashkësisë ndërkombëtare, është e gabuar dhe shpeshherë krijon situata të palakmueshme për të ardhmen e vendit tonë.

Me këtë nuk u pajtua Ylli Hoxha, i cili tha se janë të tepruara këto deklarata.

Tutje, Hoxha shtoi se Kurti e ka një mision të vështirë; t’i bëjë bashkë spektrin politik në Kosovë përballë Serbisë.


(Kosova Sot Online)