Serbi i dyshuar për krime lufte arrestohet në Jarinje

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 09:41
Serbi i dyshuar për krime lufte arrestohet në Jarinje

Policia ka arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë një shtetas të Serbisë, i cili dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, ndërkaq për arrestimin e të dyshuar kishte urdhër të lëshuar nga Gjykata.

“PKK Jarinje. Me datë  08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)