Shteti i Kosovës me 10 mijë policë të mobilizuar, një gardë e dështuar përballë krimit të organizuar!

Shteti i Kosovës me 10 mijë policë të mobilizuar, një gardë e  dështuar përballë  krimit të organizuar!
Shteti i Kosovës me 10 mijë policë të mobilizuar, një gardë e  dështuar përballë  krimit të organizuar!

Hasan Preteni

  • 09 December 2021 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Hasan Preteni

Policia e Kosovës nuk i ka zbuluar deri më tani më shume se 450 të vrasjeve të ndodhura pas luftës. Policia gjithashtu, nuk i ka zbuluar disa raste të zhdukjeve të personave! Sa trajnimet, sa ndryshimet kadrovike, sa mjetet profesionale, sa mjete financiare të shpenzuara dhe asgjë. Policia po i zbulon disa skema të fajdeve, por asnjë zbulim si rezultat i hetimeve të sofistikuara inteligjente.

- Është një maksimë e cila e tregon këtë: Nëse ndodhë ndonjë krim dhe nuk zbulohen autorët atëherë pas atij krimi qëndron shteti apo grupet jo formale të lidhura me shtetin".

Nuk ka shpjegim tjetër,në një territor kaq të vogël, siç është Kosova me rreth 10.000 police, e kaq pak zbulime të krimit,kjo është e pa tolerueshme. Kjo polici e kjo prokurori nuk po ju shkojnë deri në fund as hetimeve kur po i kanë disa prova ( rastet e korrupsionit) dhe nuk po i shkojnë deri në fund. Në këtë Kosovën e shekullit 21 ende po përdoret kanuni (vetgjyqesia), i cili në fakt po është më "efikas" se shteti i së drejtës. Qytetarët duhet të kujdesen shumë që të mos jenë pre e shkelësve të ligjit sepse do të mbesin vetëm,askush nuk do t’i zbulon!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".