Prindërit bashkohen me të birin 14 vjet pas rrëmbimit të tij

  • E.K /
  • 09 December 2021 - 10:18
Prindërit bashkohen me të birin 14 vjet pas rrëmbimit të tij

Një çift në jug të Kinës u bashkua me të birin në një ceremoni emocionale të hënën, duke i dhënë fund kërkimit 14-vjeçar të më të dashurit të tyre. Në këtë ngjarje ishte bazuar edhe një film.

Sun Zhuo, 18 vjeç, ishte rrëmbyer në qytetin e Shenzhenit në vitin 2007, kur ishte vetëm 4 vjeç, por prindërit e tij kurrë nuk e humbën shpresën se do ta shihnin përsëri, shkruan CNN.

Babai i tij, Sun Haiyang, dhe nëna, Peng Siying, i shitën pronat për të siguruar të holla për kërkimin e djalit dhe ofruan shpërblin deri në 31.000 dollarë për ata që do të ofronin informata rreth vendodhjes së të birit, raportuan mediet shtetërore kineze.

Përgjatë vjetëve, Sun Haiyang tha se ka udhëtuar në pothuajse të gjitha rajonet e Kinës në kërkim të të birit, sipas një uebfaqe të menaxhuar nga Ministria e Sigurisë Publike.

Filmi i vitit 2014, “Dearest”, i cili ishte bazuar në këtë ngjarje, ka grumbulluar më shumë se 50 milionë dollarë nëpër kinema, sipas IMDB-së, dhe e ka vënë në pah problemin e përhapur të rrëmbimit dhe trafikimit të fëmijëve në Kinë.

Ekspertët thonë se ky problem është përkeqësuar nga politika për vetëm një fëmijë për një çift në Kinë, që viteve të fundit është lehtësuar. Për disa dekada, ata që kanë pasur fëmijë të dytë janë përballur me gjoba të rënda ose janë detyruar që të kryejnë aborte.

(Kosova Sot Online)