Zv.kryesuesi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut: Unë kam qenë refugjat në qytetin tim

  • A.P /
  • 09 December 2021 - 17:53
Zv.kryesuesi në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut: Unë kam qenë refugjat në qytetin tim

Skender Sadiku, zv.kryesues në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut nuk ka preferuar të flasë për grupin e serbëve të veriut që u sanksionua dje nga SHBA. Ai ka thënë se qytetarët janë lodhur nga temat e mëdha dhe është më mirë të flitet për tema lokale.

Për këtë grup njerëzit që u futën në listën e Amerikës si persona me veprimtari kriminale, Sadiku tha se i njeh vetëm nga mediat.

“I njoh nga mediat…Unë prej vitit 1999 kam qenë refugjat në qytetin tim, jam kthyer në vitin 2000. Shpresoj që duhet të çohet një mesazh, secili ta kryej punën e vetë, Departamenti Amerikan e ka kryer punën e vetë, Qeveria ta kryejë punën e vetë. Kërkoj që secili insitucion të jetë në funksion, për ta janë organët kompetente që duhet me u merr me këtë çështje. Derisa drejtësia s’e jep fjalën e fundit, po flas si qytetar, nuk do ta kisha pas luksin me u marrë me çështje madhore. Në veri kanë ndodh krahas proceseve të ndryshme, kemi hy me i rregullu disa gjëra që janë jetike për banorët”, u shpreh ai ndër të tjera.

“Mitrovica ka shumë rreziqe…Jemi lodhë nga temat e mëdha”, tha ai.

(Kosova Sot Online)