E papritur, Berisha abstenon për shkarkimin e Bashës

  • G.G /
  • 11 December 2021 - 13:42
E papritur, Berisha abstenon për shkarkimin e Bashës

Në momentin që në Kuvendin Kombëtar të PD-së u propozua që Lulzim Basha të shkarkohet me votim të fshehtë si kryetar, Sali Berisha nuk e ngriti dorën. Ish-kryeministri nuk dha “Po”-në e tij.

Nuk kuptohet nëse Berisha ishte i ndërgjegjshëm për këtë pozicionim në votim, por kontrasti me demokratët që e rrethojnë është i dukshëm. Edi Paloka, Agron Shehaj, Bujar Nishani, e mijëra të tjerë ngritën duart lart.

(Kosova Sot Online)