Reshjet e shiut dhe borës, kjo është gjendja nëpër rrugët e Kosovës

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 09:14
Reshjet e shiut dhe borës, kjo është gjendja nëpër rrugët e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme në përditësimin e të dhënave rreth gjendjes së rrugëve në Kosovë, ka njoftuar se shumica e tyre janë të kalueshme.

Sipas këtyre të dhënave, në disa rrugë duhet të kalohet me pajisje dimërore.

Mamaja 47 vjeçare shokon doktorët: harrojeni botoksin, bëni këtë

Rrugët e kalueshme janë ato Kaçanik-Hani i Elezit, Gjilan-Dheu i Bardhë, Gjakovë-Qafë Morinë, Prizren-Vermicë, Podujevë Merdarë, Mitrovicë-Bërnjak dhe Mitrovicë-Jarinjë, janë të kalueshme.

Ndërkaq rrugët tjera mund të kalohen vetëm me pajisje dimërore.

NDRYSHE, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se në fillim dhe në fund të kësaj jave priten reshje të dobëta bore.

(Kosova Sot Online)