Futi para në dokumente për ta kaluar kufirin pa vaksinë anti-Covid, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 10:27
Futi para në dokumente për ta kaluar kufirin pa vaksinë anti-Covid, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili në mungesë të dëshmisë për vaksinim, ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, ka njoftuar policia.

I dyshuari  ka vendosur shumën prej 50 eurove në brendi të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-COVID.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave  ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)