Kosova të bëhet Dardani. Kush po e diskuton ndryshimin e emrit?

  • E.K /
  • 13 December 2021 - 12:14
Kosova të bëhet Dardani. Kush po e diskuton ndryshimin e emrit?

Gazetari dhe ish -diplomati Petrit Selimi ka bërë një kuiz në profilin e tij në twitter ku ka konstatuar se pak kosovarë preferojnë që Kosova të quhet Dardani.

Republika Ceke është bërë Czechia, Turqia tani është Turkiye. Por vetëm disa kosovarë preferojnë ndryshimin e emrit në Dardani. Ta bëjmë një kuiz, ka shkruar ai.

Ditë më parë, Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daciq në një prononcim për media ka thënë se Kosova është fjalë serbe duke nxitur shumë reagime në rrjetet sociale në Kosovë. Konstatimi i Daçiq, ka nxitur shumë prej tyre duke thënë se Kosova për inat duhet ta ndryshojë emrin derisa shumë tjerë kanë dhënë argumente se konstatimi i Daçiq është i pavërtetë.

(Kosova Sot Online)