Sekuestrohet një armë zjarri në një lokal në Prishtinë, arrestohet një 35-vjeçar

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 14:36
Sekuestrohet një armë zjarri në një lokal në Prishtinë, arrestohet një 35-vjeçar

Policia e Rajonit të Prishtinës sot rreth orës 10:30 në rrugën “Rrustem Statovci” saktësisht në një lokal, kanë sekuestruar: një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe 5 fishekë.

Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari “H.S., mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe është dërguar për intervistim në stacionin policor qendra në Prishtinë”, njofton policia.

Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)