Nis ‘lufta’ e ashpër mes Kurtit dhe sindikatave

  • G.G /
  • 14 December 2021 - 15:04
Nis ‘lufta’ e ashpër mes Kurtit dhe sindikatave

“Kërcënimet” mes palëve nuk kanë të ndalur. Kryeministri kosovar, Albin Kurti u ka dalë përballë udhëheqësve të sindikatave vendore, ama tu bëhet ‘krah’ akoma se ka marrë hapin. Tu degjojë hallin, e tu gjejë zgjidhje duket se ndërmend nuk e ka. Përderisa ata po janë kërkues për përmirësimin e kushteve të punëtorëve të tyre, Kurti po i fajëson se janë pikërisht disa prej kryesindikalistëve që kushtet në disa sektor të vendit nuk janë aspak të favorshme.

Ka një hedhje ‘topi’ sa anej sa këndej, dhe duket se sindikalistët do t’i dalin Kurtit kundërshtar bajagi të fort. Sepse asnjë fjalë e tij nuk i zbrapsi kryesindialistët, përkundrazi morën ‘zemër’ edhe më tej të ripërserisin kërkesat e tyre.

Është Kurti ai që nxiti reagime kur gjatë seancës së djeshme të Kuvendit tha se disa sindikalistë kishin nënshkruar memorandum bashkëpunimi me PAN-in.

Kurti gjithashtu theksoi se lidershipi i sindikatave duhet të ndryshojë, duke i fajësuar disa kryesindikalistë për gjendjen në arsim e shëndetësi.

“Në njërën anë kemi pasë sindikalistë që kanë mborjtur të drejtat e punëtorëve, dhe për këtë gjë janë rrahur, sepse rrahja e sindikalistëve përgjatë privatizimit neo-libeeral është dukuri me elemente fashiste. Në anën tjetër, kemi sindikalistë në fillim të qershorit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PANI-n. Nuk mund t’i fusim të gjithë kryesindikalistët në një thes. Gabim më të madh se të flasësh e t’i trajtosh njësoj këta, nuk ka”, ka thënë ai.

 “Unë besoj që sikurse në skenën politike që ka pasë nevojë për ndryshime, në shumë sektor ka nevojë për ndryshime. Gjendja e rëndë në arsim e shëndetësi nuk është vetëm pasojë e keq-qeverisjes dhe luftës, por kanë faj edhe disa kryesindikalistë”, ka shtuar thënë ai.

Pas këtyre deklaratave të kryeministrit ka ardhur reagimi nga kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla i cili i ka thënë shkurt Kurtit: Shihemi në grevë.

E kryesindikalisti i mësuesve të Kosovës, Rrahman Jasharaj i ka mohuar akuzat e Kurtit lidhur me memorandumin e bashkëpunimit me PAN-in.

“Marrëveshjen është e vërtetë që e kemi lidhur, por Kurti duhet ta thotë edhe pjesën tjetër të së vërtetës. Në atë kohë çdo subjekti politik i kemi dërguar kërkesë që të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje me përmbajtjen e tekstit të njëjtë. Marrëveshja me PAN-in ka bërë që ta kemi ligjin për vitet e 90-ta, sepse atë marrëveshje e kishte nënshkruar edhe kryeministri Haradinaj edhe kryeparlamentari Kadri Veseli në emër të partisë së tij”, ka thënë Jasharaj.

Krejt këtë përplasje Kurti-sindikata po e konsideron të pakuptimtë analisti politik, Shemsi Jashari.

Jashari ka thënë se Kurti u ka shpallur ‘luftë’ sindikatave në vend se të ofronte dialog social për realizimin e kërkesave të tyre. Për analistin kjo situatë moskomunikimi do ta çoj vendin në paralizë institucionale.

“E habitshme, e paligjshme dhe e pa kuptueshme sjellja e z.Kurti me sindikatat duke pas parasysh se me ligj janë një mekanizëm plotësishtë i pavarur nga politika. Z.Kurti duhet të jap qendrimin e qeverisë rreth mundësisë për plotësimin e kerkesave të sindikalistëve por nuk është aty për të vlersuar përformancën e drejtuesve të tyre”

“Fakti që ky iu ka shpallur "luftë" sindikalistëve vetëm se i bënë me kredibil para antarësisë së tyre ngase e dinë se nuk është i "kapur" nga politika dhe kerkesat e antarësisë i mbrojnë pa bërë pazare personale. Z.Kurti, si socialdemokrat i deklaruar, do të duhej ta dëshmonte këtë në praktikë duke ofruar dialog social me sindikata, duke ofruar sqarime për kërkesat që nuk mund të realizohen, pse dhe kur mund të realizohen e jo të godet krerët e sindikatave duke ikur nga tema kryesore, kërkesat e tyre. Një sjellje e tillë mund të dërgoj vendin në paralizë institucionale duke u përballur me greva e protesta që do të vështirsonin jetën e qytetarit të zakonshëm”, është shprehur ai për Syri net Kosova.

Kujtojmë që nga Federata e Punëtorëve Shëndetësor të Kosovës po kërkojnë Ligjin e pagave dhe rritjen e mirëqënies së punëtorëve shëndetsorë. Kurse nga sektori i Arsimit kanë kërkuar rritje të pagave për mësimdhënësit.

(Kosova Sot Online)