Përparim Rama zëvendësohet në Kuvendin Komunal

  • E.K /
  • 14 December 2021 - 15:08
Përparim Rama zëvendësohet në Kuvendin Komunal

Sami Salihu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta zëvendësojë Përparim Rama, në asamblenë komunale të Prishtinës.

Përveç Ramës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar edhe rekomandimin për zëvendësimin e nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj me Pëllumb Bajqinovcin.

Kujtojmë se kryetari i ri i Prishtinës, ditë më parë ka pranuar zyrtarisht detyrën e të parit të kryeqytetit.

Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)