Kosova duhet të përgatitet pa vonesë që me fakte dhe argumente ta padis Serbinë për gjenocid!

Kosova duhet të përgatitet pa vonesë që me fakte dhe argumente ta padis Serbinë për gjenocid!
Kosova duhet të përgatitet pa vonesë që me fakte dhe argumente ta padis Serbinë për gjenocid!

Muhamet Kelmendi

  • 14 December 2021 - 15:01

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nuk priten qëndrime pozitive, reale dhe objektive nga një Qeveri serbe qe është ne vazhdim te qëndrimeve kriminale të pa ndryshuara për Kosovën si territor serb. E tërë udhëheqja e tashme e shtetit serb vjen nga koha e kriminelit Millosheviq. Të gjithë i kanë shërbyer asaj politike kriminale.

Disa në udhëheqje të lartë, si Vucic e Dacic, që ishin ministra në qeverinë e Millosheviçit.Si të tillë ata qëndrojnë dhe po e vazhdojnë të njëjtën politikë. Nuk e pranojnë dhunën dhe krimet, spastrimet e përdhunimet, dëmet e vrasjet gjenocidiale të bëra.Kështu veprojnë çdo herë kriminelët.

Këtu është edhe dështimi i faktorit ndërkombëtar kundruall shtetit kriminal serb. Zakonisht shtetet e tilla shkatërrimtare dhe gjenocidiale e humbin pavarësinë dhe vihen në mbikëqyrje të faktorit ndërkombëtar për një periudhe kohore, në mënyrë që vendi të stabilizohet dhe të ndahet nga politika gjenocidiale.

Kjo nuk ndodhi me shtetin serb, sepse kishte dhe ka miq të qëndrueshëm, si Rusia dhe Kina.

Gjithashtu edhe në BE ka përkrahës. Këtu duhet theksuar z.Borel dhe z.Lajqak. Ka edhe shtete pro serbe në BE. 5 shtete ende nuk e kanë njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Analisti i njohur nga SHBA, Z.Server tha qartë se Z. Borel po tregon se po anon nga Serbia.

Ndërsa për Asociacioni, analisti nga SHBA, z. Server, deklaroi se Asociacioni duhet të formohet atëherë kur Serbia e njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Sikurse Serbia që po i thotë jo shtetit të Kosovës, edhe Kosova duhet ti thotë jo Asociacionit .

E ky Asociacion edhe kur të formohet nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka treguar se si formohet. Me këtë tregohet se kurrsesi nuk duhet formuar Asociacionin. Kjo tërë kohën derisa shteti serb nuk e njeh shtetin e Kosovës. Reciprociteti duhet të jetë bazë e marrëdhënieve bilaterale me shtetin serb. Ky është parim i njohur ndërkombëtar dhe këtu nuk duhet dëgjuar as z.Borel dhe as z. Lajqak. Raportet ndërtohen vetëm mbi ketë parim.

Natyrisht se Kosova duhet të veproj. Kërkohet me fakte të paditet shteti serb për gjenocid. Nuk duhet të vonohet padia. Por as edhe të ngutet dhe të ketë zbraztësira faktike nga mund të dëmtohet procedura. Fakte dhe dëshmi ka mjaft.

Ato prova e dëshmi duhet grumbulluar dhe shpejt të ngrihet padia për gjenocid, si formë më e mirë e luftës kundër Beogradit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".