Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 18:45
Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Moti për dy ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

Kështu bëri të ditur Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në viset malore parashihen fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”.

(Kosova Sot Online)