Gastronomët nga e gjithë Kosova “ia zënë derën” nesër qeverisë

  • A.P /
  • 14 December 2021 - 19:56
Gastronomët nga e gjithë Kosova “ia zënë derën” nesër qeverisë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka organizuar sërish protestë për të kundërshtuar masat ndaj COVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Arian Vrainca nga Shoqata e Gastronomëve dha detaje rreth protestës,.

“Gastronomët janë më gati se kurrë dhe për këtë protestë janë mobilizuar gastronomët nga të gjitha qytetet e Kosovës. Nesër do të dëgjohet jashtëzakonisht shumë zëri ynë, i cili na është ndaluar që të komunikojmë me institucionet publike, po ashtu nesër do të shihet se sa po preket ekonomia dhe se nuk po dëmtohet vetëm gastronomia por e gjithë ekonomia”.

“Si shkak i mbylljes dhe mungesës së strategjisë është duke u dëmtuar e gjithë ekonomia e vendit. Institucionet shtetërore deri tani ka kanë injoruar dhe s’na kanë dëgjuar, për këtë nesër do të ketë një tubim masiv”, tha Vrainca.

Protesta do të mbahet nesër nga ora 13:00 para ndërtesës së Qeverisë ku bashkë me gastronomët do të protestojnë edhe Oda e Hotelerisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)