Sot gastronomët protestojnë kundër masave Anti-COVID

  • E.K /
  • 15 December 2021 - 09:28
Sot gastronomët protestojnë kundër masave Anti-COVID

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) dhe Oda e Hotelierisë dhe Turizmit do të protestojnë sot para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 13:00.

Gastronomët thonë se durimit të tyre i ka ardh fundi.

Ata kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës po i mbyll pa u dhënë asnjë ndihmë.

“BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhë fundi”, kanë shkruar ata ditë më parë.

(Kosova Sot Online)