Sali Berisha thërret protestë të hënen kundër Vuçiq

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 11:55
Sali Berisha thërret protestë të hënen kundër Vuçiq

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat në kohën kur ka nisur referendumi në anëtarësi për shkarkimin e Bashës.

Ai është shprehur se kjo është ditë historike për PD pasi për herë të parë ajo që po vendos është anëtarësia, ndërsa njoftoi protestën e radhës të hënën në orën 16:00 për atë që ai e cilësoi mbrojtje të interesit Kombëtar.

“Një ditë historike për lirinë në PD. Për pluralizmin politik shqiptar dhe mbarë shoqërinë shqiptare. Për herë të parë në histori është anëtarësia ajo që vendos sot për shkarkimin e Lulzim Bravës nga ajo detyrë që siç dëshmoi nuk e ka merituar ndonjëherë. Është një hap një kapitull i ri në rrugën e rithemelimit të PD. Ky është një akt madhor që ka dridh themelet e narkoshtetit. E patë mbrëmë si përpiqej të tjerësohej nga cdo gjë tjetër nga ia që është. E patë Lul Brravën si ka mbledh në anti Kuvendin e tij nga nxënës shkollash te kryetar me dy mandate të PS. Por shihni ngadhënjimin e opozitës së vërtetë. ka shkaktuar entuaziazëm ka sjellë shpresë dhe besim në rritje në rininë dhe të gjitha shtresat e popullsisë në Shqipëri.

Shihni krahu tjetër se si po shëmtohet cdo ditë e më shumë me aktet e veta. Ato që bën Lulzim Brava e merr nga kreu i meduzës. Ju jap fjalën se do të kenë të njëjtin fund.

Ditën e hënë ora 16:00 të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 420 mln eurove që kërkon kreu i meduzës me SPAK t’i fsheh me vlerën 3 mln euro.

Po i mbledh në cilësinë e sovranit. Referendumin e thirri Kuvendi. Sot keni një anti Kuvend apo një takim të shoqatës Brava-Bardhi.” u shpreh Berisha.

(Kosova Sot Online)