Babagjyshi-Polic menaxhon trafikun e makinave

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 15:17
Babagjyshi-Polic menaxhon trafikun e makinave

Një polic trafiku i veshur si Babagjyshi i Vitit të Ri menaxhon trafikun e Manilës ndërsa jemi në prag të festimeve të fundvitit.

Romiro Hinojas i ngjan më shumë një Babagjysh se sa një polici rrugor, por qëllimi itij është t’ju sjellë lumturi njerëzve.

“Po e bëj këtë për t’u dhënë lumturi njerëzve, shoferëve që mërziten duke pritur në trafik. Po e bëj këtë që ata të shohin diçka ndryshe, për t’i bërë të lumtur,” tha Hinojas.

“Ka pasur disa njerëz që thanë se nuk lejohej, por unë u them atyre që nuk po bëj asgjë të keqe dhe e vesh këtë vetëm gjatë dhjetorit. Këtë po e bëj si traditë, ka një shumë njerëz që e vlerësojnë dhe e pëlqejnë” shton ai.

Dekorimet e Krishtlindjeve në parqe sjellin gjithashtu humor festiv në kryeqytetin e Filipineve pavarësisht kërcënimit të vazhdueshëm të koronavirusit.

“Unë vendosa vetëm disa dekorime. Nisa me rreth 20-30 figura të vogla të Babadimrit jashtë. Më pas vur re se njerëzit filluan të vizitojnë shtëpinë dhe kuptova se sa përmbushëse është të shohësh fëmijët dhe të moshuarit të ndjehen të lumtur. Që atëherë unë e dekoroj shtëpinë time çdo vit”, tha Irene Tan-Celis, Pronare e shtëpisë së Krishtlindjes.

Për komunitetin filipinas përgatitjet për festat e fundvitit nisin që në fillim të muajit shtator.

(Kosova Sot Online)