Berisha: Protesta e djeshme kundër konfliktit në Ballkan, jo bashkëpunimit rajonal

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 14:35
Berisha: Protesta e djeshme kundër konfliktit në Ballkan, jo bashkëpunimit rajonal

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bashkë me ish kreune PD-së, Sali Berisha kanë zhvilluar një mbledhje të shkurtër në selinë blu.

Berisha në një konferencë për mediat ka risjellë edhe njëherë në vëmendje protestën e zhvilluar një ditë më parë të thirrur nga ai kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në vendin tonë.

Berisha në fjalën e tij është shprehur se reagimi i tyre nuk është kundër bashkëpunimit rajonal, por kundër aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij nga Tirana dhe Shkupi, që sipas tij nxisin konfliktualitetin në Ballkan.

Ndër të tjera ai ka theksuar se kjo është një lëvizje në kundërshtim me Aleancën Euroatlantike dhe në shërbim të influencës ruse.

“Përmes jush dua të përcjell një përshëndetje për pjesëmarrjen protestuesit në bulevardin e “Dëshmorëve të Kombit”, për një akt kombëtar, në protestën e dytë të partive politike të interesit kombëtar. Prej 8 vitesh, interesi kombëtar në Shqipëri ka mbetur jetim, ai është nëpërkëmbur dhe tradhtuar në mënyrën më flagrante nga Edvin Kristaq Rama dhe me heshtje u tradhtua nga ish kreu i opozitës që duhet të mbronte këtë interes Lulzim Brava.

PD-ja e ringritur dhe e rithemeluar për vlerat themelore u dëshmoi mbrëmë botës dhe shqiptarëve se interesi kombëtar ka një aleat. Kjo protestë nuk është kundër bashkëpunimit rajonal, po kundër aleancës trilaterale të Beogradit me vasalët e tij të Shkupit dhe Tiranës, që mbjell konfliktualitet dhe ushqen nacionalizmat, dhe largon Ballkanin nga Evropa dhe vendos hemogjoninë serbe në rajon, dhe rajonin si zonë të influencës ruse, që përbën rrezik serioz që dy vende vasale të Beogradit që janë anëtarësuar në këtë aleancë janë vende anëtare të NATO-s dhe këtë akt e kanë bërë pa asnjë miratim”, ka thënë Berisha.e.su.

(Kosova Sot Online)