Sveçla për aksionin në Brezovicë: Sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë kundër krimeve me ndërtime

  • G.G /
  • 21 December 2021 - 19:19
Sveçla për aksionin në Brezovicë: Sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë kundër krimeve me ndërtime

Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar aksionin e Krimeve të Rënda që u zhvillua sot në Brezovicë. Ai ka thënë se nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara, por krimin dhe shkelësit e ligjit.

“Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit, sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime që kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të maleve në zonën e Brezovicës”, ka thënë Sveçla.

“Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”.

Sveçla është zotuar se si Ministri e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës do të mbesin të përkushtuar për ofrim të sigurisë, rendit dhe ligjit për qytetarë e Kosovës, ndërsa shkelësit e ligjit “do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=464418945214495&id=104000041256389

(Kosova Sot Online)