Vidhen kabllot e klimave në objektin e KEDS-it në Gjakovë

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 10:24
Vidhen kabllot e klimave në objektin e KEDS-it në Gjakovë

Në objektin e KEDS-it në Gjakovë, persona të panjohur kanë vjedhur kabllot e 24 klimave.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, policia bën të ditur se janë vjedhur edhe kabllo tjera.

“Gjakovë 21.12.2021 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një objekt të KEDS-it persona të panjohur kanë dëmtuar 24 klima duke ja u vjedhur kabllot, po ashtu kanë vjedhur edhe kabllo të tjera me vlerë të madhe. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)