Qytetarja nga Kaçaniku dorëzon në polici të hollat e gjetura, kërkohet pronari i tyre

  • E.K /
  • 22 December 2021 - 14:05
Qytetarja nga Kaçaniku dorëzon në polici të hollat e gjetura, kërkohet pronari i tyre

Policia njofton se një qytetare nga Kaçaniku ka gjetur një shumë të caktuar të të hollave në një rrugë të këtij qyteti dhe të njëjtat i ka dorëzuar në stacionin policor.

“Ajo, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Kaçanikut. Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur)”, ka njoftuar policia.

“Lusim , pronarin e  vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Kaçanik, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetaren  për gjestin human dhe shembullorë, me rastin e dorëzimit të të hollave të gjetura, në stacionin e policisë në Kaçanik .

(Kosova Sot Online)