Qeveria e Kosovës mblidhet sot në orën 15:00

  • E.K /
  • 23 December 2021 - 10:39
Qeveria e Kosovës mblidhet sot në orën 15:00

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e 50-të me radhë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë në orën 15:00

Mbledhja e 49-të e Qeverisë është mbajtur më 17 dhjetor.

Në mbledhjen e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore në shumë prej 20 milionë euro për zbatimin e masës për mbështetje të tejkalimit të krizës energjetike.

Ndërsa, Kryeministri do të pres në takim Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovic, në orën 12:40 në ndërtesën e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)